Rihapen libraritë, kancelaritë dhe gomisteritë, interesi i qytetarëve ishte i ulët

schedule22:11 - 31 Mars, 2020

schedule 22:11 - 31 Mars, 2020

Leje- dalja 60 minutëshe i shërbeu disa qytetarëve t’i drejtoheshin librarive pas vendimit për rihapjen e tyre.

Leximi në këto ditë karantinimi shërben për disa për të larguar mendjen nga stresi i krijuar nga virusi COVID-19. Por a ka pasur fluks në librari dhe cilët janë librat që po kërkohen më shumë nga lexuesit?

“Dalim pak nga rutina  stresit të virusit. Kjo është gjëja më e duhur”, shprehet një qytetare.

Edhe kancelaritë që qëndronin të mbyllura prej 12 marsit, janë rihapur sërish këtë të martë.

Sipas menaxherëve të këtyre kancelarive, pjesa më e madhe e qytetarëve kanë blere mjete shkollore për fëmijët, ndërsa një pjesë tjetër kanë zgjedhur të printojnë leje-daljen 60 minutëshe që e kanë marrë nëpërmjet e-mailit apo mesazheve në telefon.

Gomisteritë janë rihapur gjithashtu gjatë së martës, por interesi i atyre që kanë nevojë për këtë shërbim ka qenë i ulët.

 “Ka pasur më tepër vetëm fryerje gomash. U bëmë tre javë mbyllur në shtëpi, dhe u bë mirë u u hap”, shprehet ai.

Pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë libraritë, kancelaritë dhe gomisteritë ofruan shërbime në fashën orare 05:00 – 13:00, duke iu bashkuar kështu 109 aktiviteteve tregtare të lejuara gjatë periudhës së karantinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!