Ulja e rrogave të lojtarëve dhe stafeve teknike të skuadrave të ndryshme, është tema e momentit në botën e futbollit. Futbollistët e Juventusit ishin të parët në Serie A që vendosën të ndihmonin klubin me plot 90 milion euro.
Të njëjtin veprim janë gati të bëjnë edhe djemtë e Antonio Contes. Trajneri i Interit është takuar me kapitenin Handanovic dhe Ansa raporton se kanë rënë dakord të ndihmojnë klubin në këtë moment krize, duke ulur rrogat e mbetura të sezonit.
Akoma nuk janë përcaktuar detajet dhe përqindja e uljes së pagave. Kjo do të ndodhë në momentin që të merret vendimi final në lidhje me datën e rifillimit të kampionatit të këtij sezoni. /abcnews.al