COVID-19, rreth 100 emigrantë bllokohen në doganën e Kakavijës

schedule18:56 - 31 Mars, 2020

schedule 18:56 - 31 Mars, 2020

Rreth 100 shtetas shqiptare janë bllokuar në territorin grek, në Kakavijë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shtetasit shqiptarë kanë ardhur përmes dy autobusëve të linjave greke të udhëtimit prej qyteteve të ndryshme të Greqisë me qellim kthimin në atdhe.

Hyrja përmes Kakavijës pritet të behet konkrete përmes një aprovimi që do të japë Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë autoriteteve policore Kufitare për hyrjen në vend të 100 shtetasve shqiptare që ngelen të bllokuar në territorin grek pas një urdhri prej Ministrisë se Jashtme Shqiptare që kufizon lëvizjen në drejtim të Shqipërisë të gjithë personave.

Ardhja e 100 shqiptarëve shihet si një rrezik potencial në rritje për sigurinë nga COVID-19 për banorët në Shqipëri.

Nuk dihet origjina e tyre, por shumica mësohet se janë nga zona jashtë territorit të Qarkut Gjirokastër.

Nëse do të lejohet të hyjnë, ata do t’i nënshtrohen procedurave standarde kontrolluese në hyrje të Shqipërisë nga inspektoret e NJVKSH dhe me pas nënshkrimit të një deklarate që legjitimon karantinimin 20 ditor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!