Inspektorati Shtetëror Shëndetësor bën me dije se vazhdojnë inspektimet në terren si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.
Gjithashtu ISHSH sqaron se gjatë monitorimit ditën e sotme kanë rezultuar me shkelje 5 subjekte ndaj të cilave janë vendosur masa administrative.
Njoftimi:
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të masave për përballimin e COVID – 19, ka kryer inspektime të pandërprera në terren për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në zbatim të Aktit Normativ Nr. 2, datë 11.03.2020, Ligji Nr. 15, datë 10.03.2016 “Për Parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” i ndryshuar.për situatën në vend.
Në inspektimet e kryera ditën e sotme nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, u gjetën me shkelje 5 (pesë) subjekte ndaj të cilave u vendosën masa administrative, gjobë, si më poshtë:
- ISHSH, dega rajonale Korçë, vendosi gjobë 1 000 000 lekë ndaj subjektit me NIPT L94811601N, aktiviteti bar kafe.
- ISHSH, dega rajonale Elbasan, vendosi gjobë 100 000 lekë ndaj subjektit me NIPT J62001011Q, aktiviteti bankë dhe 100 000 lekë ndaj subjektit me NIPT K37506621P, aktiviteti shërbime telekomunikacioni.
- ISHSH, dega rajonale Vlorë, vendosi gjobë 50 000 lekë ndaj subjektit me NIPT L46403211M, aktiviteti farmaci.
- ISHSH, dega rajonale Vlorë, vendosi gjobë 1 000 000 lekë ndaj subjektit me NIPT L27307201A, aktiviteti furrë buke.
Nga data 12 mars 2020, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ka kryer 24 008 inspektime dhe monitorime në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call centers, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.
Në të njëjtën periudhë kohore janë vendosur 37 gjoba dhe marrë 2 Vendime të Ndërmjetme ndaj subjekteve apo individëve të gjendur në shkelje të Aktit Normativ Nr. 2, datë 11.03.2020.
Jemi në terren gjatë gjithë kohës. Kujdesemi Për Shëndetin Tuaj. Zbatoni masat për parandalimin e përhapjes së COVID -19.