Si duket Toka nga 6 milionë km larg?

schedule19:42 - 23 Shkurt, 2018

schedule 19:42 - 23 Shkurt, 2018

NASA ka publikuar një foto të Tokës dhe Hënës të shkrepura rreth 6.2 milionë kilometra larg nga planeti.

Toka është pika e ndritshme në mes të fotos, ndërsa djathas është Hëna.

Fotoja është bërë nga sateliti Osiris-Rex më 17 Janar. Ajo shërben për të kujtuar sesa e vogël është planeti ynë në thellësitë e hapësirës.

Osiris-Rex u lëshua nga Gjiri Canaveral në vitin 2016.

Sateliti do t’i afrohet një asteroid, që po i afrohet planetit, i njohur si Bennu.

Osiris do të kalojë 505 ditë duke e vëzhguar Bennu dhe më pas do të përpiqet të marrë një mostër nga pluhuri i asteroidit për ta sjellë në Tokë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!