Kujtimet e Boateng: Akuzat e Milanit më ulën në stol, u përgjigja me 3 gola

schedule09:37 - 30 Mars, 2020

schedule 09:37 - 30 Mars, 2020

Kevin Prince Boateng arriti kulmin e tij te Milani dhe kaloi tre sezone shumë të bukura në Milano. 33-vjeçari ganez ka kujtuar një nga ndeshjet e tij më të mira. Ishte 31 tetori i vitit 2011 dhe kampionët në fuqi luanin në Lecce. Pak orë më parë kishte vdekur Marco Simoncelli, piloti i MotoGP dhe tifoz i zjarrtë i kuqezinjve.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e trefishë të Lecce. Allegri hedh në fushë Boateng dhe pak fat vjen edhe nga qielli, aty ku sapo ishte ngjitur Simoncelli. Boateng shënon tre herë, dy golat e para janë një mrekulli, Milani realizon përmbysjen e madhe dhe mesfushori zbulon për Sky Sport prapaskenat e asaj ndeshje të çmendur.

Në fitoren 3-4 ndaj Lecce realizova dy gola të ndershëm (buzëqesh). Një javë më parë më kishin akuzuar se nuk isha profesionist dhe më kishin ulur në stol. Me siguri që Ariedo Braida (ish-drejtor sportiv i Milanit) mund të kishte pasur të drejtë, por unë isha shumë i zemëruar. Lecce po fitonte 3-0 në pjesën e parë.

Po bëja nxehjen me Aquilanin dhe ai më tha se kishim nevojë për një mrekulli. ‘E zgjidh unë këtë punë’, i thashë me shaka. Shënova tre gola, fituam 3-4 dhe më tha se isha një i çmendur. Braidës nuk i thashë asgjë, ja dhashë përgjigjen në fushë. Është gjithmonë më bukur kur përgjigjesh në këtë mënyrë”, deklaron lojtari i Besiktas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!