Rashford i “gëzohet” karantinës: Po rikuperohem, ndihem 10 herë më mirë

schedule18:36 - 29 Mars, 2020

schedule 18:36 - 29 Mars, 2020

Të gjithë janë të izoluar në shtëpitë e tyre këto kohë. Shumica janë tërbuar dhe po presin me padurim zhdukjen e koronavirusit për të rifilluar jetën normale. Ka edhe nga ata që kanë përfituar për t’u rikuperuar nga dëmtimet.

Një prej tyre është Marcus Rashford. 22-vjeçari i Manchester United rrëfen për Sky Sports gjendjen e tij, flet për rikuperimin e dëmtimi të pësuar dhe tregon se si e shtyn kohën në këtë periudhë karantine.

Ndihem më mirë, jam shumë më mirë se sa para 2-3 javësh. Pas disa ditësh do të kryej tested dhe pres të konfirmohet rikuperimi im. Në të vërtetë, ndihem 10 herë më mirë tani. Po qëndroj në shtëpi, punoj në palestër, lexoj libra, shoh Netflix dhe bëj gjithçka mundem për të shtyrë kohën”, tregon sulmuesi i United. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!