E ardhmja e Philippe Coutinho do të jetë në Premier League me shumë mundësi. Braziliani do të kthehet te Barcelona pas huazimit te Bayern Munchen, por kampionat e Spanjës nuk kanë ndërmend ta mbajnë në skuadër. 27-vjeçari është në merkato dhe Rio Ferdinand tregon në një bisedë në rrjetet sociale se në cilën skuadër duhet të shkojë fantazisti brazilian.
“Coutinho është një lojtar i madh, ka shumë talent dhe duhet shpëtuar si futbollist. Manchester United ka Bruno Fernandes tani në atë pozicion. Fakti që ka luajtur më parë me Liverpool nuk do e ndihmonte në raportin me tifozët. Ekziston një rivalitet i çmendur.
Mendoj se nuk është i përshtatshëm as për Arsenal. Do ta ndihmonte skuadrën, por aty është Ozil. Mendoj se Coutinho mund të japë më të mirën e tij te Tottenham. Futbollistë si Kane, Son dhe Dele Alli, do të përfitonin shumë nga ardhja e tij”, deklaron ish-mbrojtësi i njohur anglez. /abcnews.al