Xavi: Nuk pendohem që refuzova Barcelonën, punoj vetëm me këto dy kushte

schedule18:15 - 29 Mars, 2020

schedule 18:15 - 29 Mars, 2020

Xavi Hernandez është i emocionuar nga ideja për tu rikthyer te Barcelona, tashmë si trajner. Ish-mesfushori spanjoll është një idhull në Katalonjë dhe pas shkarkimit të Valverde, ishte shumë pranë stolit blaugrana. Megjithatë, ai nuk pranoi dhe për këtë gjë, shpjegoi:

“Jam i qartë që dua të kthehem te Barcelona, jam shumë i emocionuar nga kjo ide,” tha Xavi në një intervistë për gazetën spanjolle La Vanguardia.

“Tani që e kam parë veten duke stërvitur, mendoj se mund t’i marr më të mirën lojtarëve. Por u sqarova drejtuesve të Barcelonës se dua një projekt nga zero dhe çdo vendimmarrje të jetë e imja.

Unë nuk pendohem që refuzova Barcelona, nuk kam asnjë problem. Nuk fshihem. Do të dëshiroja të punoja së bashku me njerëz në të cilët kam besim, me të cilët k janë njerëz shumë të vlefshëm. Nuk mund të ketë njerëz toksikë në dhomat e zhveshjes”, përfundoi Xavi./abcnews.al