Autori i dyshuar, Fation Zhaborja që shkaktoi aksidentin e dyfishtë me vdekje në Maminas, dyshohet se u largua nga vendngjarja me një automjet tjetër.
Grupi hetimor ka gjetur gjurmë gjaku, duke shtuar dyshimet se është i plagosur.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën e prindërve të tij, por pa sukses. Gjithashtu kontrolle të befasishme janë ushtruar në disa qendra shëndetësore duke sekuestruar edhe kartelat shëndetësore për të parë nëse kishte marrë, apo jo mjekim.
Nga askidenti mbetën të vdekur 23 vjeçarja Elena Abdillari dhe taksisti 60 vjeçar Bujar Agalliu./abcnews.al

