Momente të vështirë për çdo qytet në vendin tonë. Shkodra nuk bën përjashtim dhe gjatë kësaj periudhe janë të shumtë njerëzit që mundohen të japin kontributin e tyre për ata që kanë nevoja jetike, siç është sigurimi i ushqimit.
Tre lojtarë të Vllaznisë i janë bashkuar iniciativës për të ndihmuar dhe diçka të tillë e bën me dije braziliani Hygor, i cili ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”. Mesfushori tregon se i janë bashkuar nismës së dy miqve të tij, që kishin iniciativën.
“Faleminderit miqve të mi @rosevianapina dhe Eduardo për iniciativën. Puna juaj është e bukur. Urime, gjithmonë na llogarisni edhe ne. Zot do vazhdojë tua bekojë jetën. Të tre ne, unë, Silvio dhe Eugen, arritëm vetëm të shtojmë diçka. Bota ka nevojë për bamirësi. Zoti i ndihmoftë të gjithë. Ne jemi bashkë”, shkruan Hygor mes të tjerash në llogarinë e tij në “Instagram”. /abcnews.al