Brenda 24 orëve të fundit në Italia janë shënuar 889 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin e të vdekurve në rang kombëtar në 10,023 persona.
Pothuajse prej dy javësh në Itali çdo ditë numri i viktimave ka qenë i lartë, ku ka variuar nga 400, 600 e deri në mbi 900.
Por edhe bilanci i sotëm ishte përsëri shumë i lartë duke e bërë Italinë si vendin e parë më goditur në botë nga virusi, ku nga 29,879 viktima në rang global, 10.023 janë vetëm në Itali./abcnews.al