Një 72 vjeçare nga Vlora nuk i ka mbijetuar sfidës me koronavirusin, ajo është viktima e dytë brenda ditës së sotme pas një 66 vjeçari nga Roskoveci që humbi jetën mëngjesin e kësaj të premteje.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 72 vjeçarja prej dy ditësh ndodhej në terapi itensive në ambjentet e Infektivit, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë. Pacienta mesohet se vuante nga hipertensioni. Viktima nga Vlora ishte pjestare e familjes që ka katër raste me COVID 19, ku aktualisht ndodhen të shtruar ne spital djali, vjerra dhe bashkëshorti i saj.
Deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 9 persona nga koronavirusi dhe 186 persona të tjerë janë konfirmuar pozitiv.
Njoftimi i ministrisë:
Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 52-vjeçare, viktima e 9 me COVID-19 në Shqipëri
Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.
52-vjeçarja ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.
52-vjeçarja është viktima e nëntë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes./abcnews.al

