Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe një herë planin për kthimin e emigrantëve të bllokuar jashtë pas mbylljes së kufijve.
Rama tha se ata që do kthehen janë liste e mbyllur dhe nuk do përfitojnë ata emigrantë që jetojnë jashtë shtetit dhe kërkojnë tani të kthehen në Shqipëri.
“Do kthejmë mbi 1300 emigrantë, nuk do kthehen ata që jetojnë ata në vende të huaja e thonë se duke qenë se qeveria do marr shqiptarët të vijnë e ata se nuk ka shumë të prekur nga korona. Jo nuk do bëjmë këtë gjë ata që do kthehen janë liste e mbyllur dhe janë të gjithë ata që janë bllokuar në javët e fundit. Shumë shpejt ministria e Infrastrukturës do bëj publike detajet. Lasgushi do të sjelllë vetëm ata që janë në lista dhe asnjë tjetër. Se ka nga ata që ne duam të kthehemi në Shqipëri se aty situata nuk është aq keq. Jo nuk ndodh kjo”, u shpreh Rama.