Një person i dyshuar me Covid-19 ka mbërritur pak minuta më parë tek spitali Infektiv. Momenti është filmuar nga kamera e Abc News.
Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se siç dukej nga pamja gjendja e pacientit ishte e rënduar, për shkak se ka zbritur nga ambulanca me një barrelë.
Ndërkaq, mbrëmjen e sotme pritet të shkojë në Infektiv edhe deputeti Adriatik Alimadhi, i cili njoftoi sot se ishte infektuar nga koronavirusi.
I kontaktuar nga Abc News deputeti tha se gjendja e tij është e stabilizuar, por do të dërgohet te Infektivi pas ndërhyrjes së kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë. Reagimi i kryeministrit ka ardhur pas një statusi që Alimadhi bëri sot në në rrjetet sociale.
Deputeti lajmëroi sot se ai dhe bashkëshortja janë të infektuar me koronavirus. Në statusin e tij ku Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.
Shihni ecurinë e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri:
https://public.flourish.studio/visualisation/1701487/?utm_source=showcase&utm_campaign=visualisation/1701487
/abcnews.al