Neville: Valverde u tall me mua, Simeone më torturoi gjatë 90 minutave

schedule17:20 - 27 Mars, 2020

schedule 17:20 - 27 Mars, 2020

Gary Neville punoi për 4 vite si zëvendës trajneri te kombëtarja e Anglisë. Në datë 2 dhjetor të vitit 2015 mori drejtimin e Valencias. Aventura spanjolle dhe e para si trajneri i parë, shkoi keq. Ish-mbrojtësi i Manchester United qëndroi vetëm 16 ndeshje si trajner.

Tashmë punon si opinionist dhe i rikthehet eksperiencës së vështirë në një prononcim për AS. Neville tregohet i sinqertë, pranon se nuk ishte gati dhe ndalet te duelet kundër Ernesto Valverde dhe Diego Simeone.

Ishte e rëndë, u përballa  me diçka për të cilën nuk isha përgatitur. Mediat u treguan brutale me mua, largohesha me ndjesi të keqe nga konferencat për shtyp. Askush nuk më mbështeste. Më kujtohet se Valverde, ndryshoi tre herë skemën e lojës së skuadrës së tij gjatë një ndeshje, më bëri të ndihem një kukull e vogël.

Simeone? Më torturoi gjatë 90 minutave, e ndjeja se po më shtypte. Mbaj mend se shkova t’i jap dorën në fund të ndeshjes, por ai kaloi  para meje dhe nuk ndaloi fare. Nuk më pëlqeu aspak ai gjest, nuk tregoi respekt”, deklaron Gary Neville. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!