Nga abcnews.al
Gjatë 24 orëvë të fundit vërehet një rënie e ndjeshme e numrit të të prekurve edhe pse janë bërë më shumë teste krahasuar me javën e fundit.
Kjo shifër të jep shpresë dhe duket se ka ardhur për shkak të masave të marra dhe sakrificës së të gjithëve duke qenë më të kujdesshëm dhe të mbyllur në shtëpi.
Megjithatë, numrat do të tregojnë një trend të rënies së shkallës së infektimit të koronavirusit në Shqipëri nëse vijojnë kështu për disa ditë më radhë dhe qytetarët të ndjekin udhëzimet duke mos dalë jashtë.
Gjatë intervistave të dhëna në studiot e Abc News, mjekë të njohur janë shprehur se kjo javë dhe tjetra janë delikate dhe pritet një rritje e numrit të të prekurve, ç’ka tregon se ulja e numrit të të prekurve sot mund të japë vetëm shpresë, por nuk është domosdoshmërisht tregues se kurba po bie.
Prandaj, të vijojmë të qendrojmë brenda, të ndjekim udhëzimet dhe të luftojmë që nesër dhe në vijim numri i të prekurve të ulet!
Do t’ja dalim!