Autori i sulmit të ambasadës amerikane në Podgoricë, ish-ushatarak serb

schedule16:14 - 22 Shkurt, 2018

schedule 16:14 - 22 Shkurt, 2018

Policia malazeze konfirmoi se autori i sulmit ndaj ambasadës amerikane në Podgoricë është një shtetas serb 43 vjeçar ish anëtar i ushtrisë jugosllave. Ai kundërshtonte anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Policia malazeze ka konfirmuar se sulmuesi i ambasadës amerikane në Podgoricë është Dalibor Jaukovic, një 43 vjecar i lindur në Serbinë qëndrore, në qytetin e Kralevës. Jaukovic ka qenë aktiv gjatë luftës së Kosovës dhe bombardimeve të NATO-s dhe ka qenë dekoruar me medaljen e mirënjohjes nga vet presidenti I atëhershëm, Sllobodan Millosheviç për trimëri.

Sic duket nga profilet e tij në rrjetet sociale ai ka qenë kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe postimet e tij duken si paralajmërim. Mediat serbe shkruajnë se Jaukoviç nuk ka qenë i martuar dhe nuk ka familje. Ata që e kanë njohur thonë se autori jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte humbur vendin e punës.

Ministri i punëve të brendshme i Malit të Zi, tha se qeveria e Podgoricës është e shqetësuar për ngjarjen.

Mevludin Nuhoxhiç , Minister i brendshëm, Mal i Zi: Ne e dënojmë ashpër këtë akt si qeveri dhe ndjejmë keqardhje për këtë sulm. Të gjitha institucionet tona janë të angazhuara për zbardhjen e këtij rasti dhe sigurimin e të gjithë stafit e ambasadës amerikane.

Motivet e këtij sulmi ende nuk dihen. Ndërkohë ambasada amerikane ka ftuar qytetarët e saj të qëndrojnë larg ambasadës deri në një njoftim të ri./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!