“Le t’i respektojmë atë që nuk i qamë”, letra e ultrasit italian që i ka prekur të gjithë

schedule08:08 - 27 Mars, 2020

schedule 08:08 - 27 Mars, 2020

Bergamo është qyteti më i prekur në Itali nga koronavirusi. Pikërisht në vitin që skuadra e Atalantës po zhvillonte sezonin më të bukur në histori, duke fituar respektin dhe dashurinë e shumë tifozëve nëpër botë, qyteti u godit nga një masakër.

Njerëzit po vdesin në masë, kishat janë mbushur me arkivole dhe njerëzit nuk po arrijnë t’i qajnë për herë të fundit të dashurit e tyre. Claudio Galimberti është kapo historik i ultrasve të Atalantës. Ai ka shkruar një letër me fjalë zemre Antonio Percassit, presidentit të klubit, dhe i kërkon që të mos e rikthejë më skuadrën në fushë këtë sezon.

Bergamo dhe njerëzit e saj vijnë përpara skuadrës. President Percassi, kjo masakër unike dhe historike në qytetin tonë meriton një vendim po kaq unik dhe historik. Më vjen natyrshëm, i dashur president, të mendoj se kampionati për Atalantën ka përfunduar.

Mund të mos jetë e realizueshme, por dëshiroj të mendoj se Atalanta jonë mund të jetë një shembull për të gjithë në këtë luftë, pavarësisht se çfarë do të vendosin drejtuesit e futbollit. Mjafton të mendoni se sa tifozë të Atalantës ka marrë me vete ky virus.

Nuk mendojmë se kthimi i Atalantës në fushë do të risjellë normalitetin. Do të thotë mosrespektim i atyrë që nuk arritëm t’i qanim dhe që dhanë jetën për Bergamon. Ka gjithmonë kohë për rikthimin e Atalantës, një ditë do e fitojmë titullin kampion, por tani nuk ka më sens të festojmë për një gol të Papu Gomez”, përfundon Claudio Galimberti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!