Qytetarët në të gjithë Britaninë e Madhe kanë marrë pjesë sot në një shfaqje duartrokitjesh. Britanikët për disa minuta kanë duartrokitur në shenjë falenderimi për stafin mjekësor, i cili është në vijë të parë të përballjes me koronavirusin.
Pak ditë më parë një veprim i tillë ndodhi edhe në Shqipëri, ku shumë qytetarë dolën në ballkone dhe duartrokitën mjekët për punën e tyre.
Ndërkaq, në Britani është rritur ndjeshëm numri i viktimave, dhe janë marrë masa të rrepta.
/abcnews.al

