Pandemia e COVID-19 shënon mbi 23 mijë viktima në të gjithë botën, Italia, Spanja, SHBA vatrat kryesore të epidemisë

schedule19:18 - 26 Mars, 2020

schedule 19:18 - 26 Mars, 2020

Qendrat kryesore në shkallë globale të betejës me koronavirusin tashmë janë Italia, Spanja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nga vija e rrezikut nuk është më Kina që ishte dhe vendi i origjinës së COVID 19.

Deri më tani numri i viktimave në të gjithë botën ka arritur në 23,028 persona, ndërsa numri i të infektuar ka shkuar afërsisht në 510,645. Ndërkohë që numri i të shëruarve nga pandemia vijon me ritme të larta teksa 122,245 persona janë kuruar.

Përveç Italisë që ka humbur  8165 persona nga koronavirusi, tashmë edhe Spanja e ka kaluar Kinën për nga numri i viktimave me  një shifër prej  4145 personash.

Gjithashtu situata po rëndohet edhe në Shtetet e Bashkuara, ku shifrat e të infektuarve të konfirmuar ka arritur ne në mbi 69 mijë raste ndërsa ka pasur mbi 1000 të vdekur.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qeverive në mbarë botën që të shtojnë prodhimin e paketave të diagnostikimit, si dhe të forcojnë infrastrukturën spitalore për të mjekuar pacientët, që të vihet nën kontroll përhapja e virusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!