Liverpool ka lojtarë të mëdhenj në përbërje, por shpirti i skuadrës angleze është Jurgen Klopp. Trajneri gjerman është unik dhe ia del gjithmonë t’i japë karikimin e motivimin e duhur djemve të tij në dhomat e zhveshjes.
Gjithsesi, ka raste kur batutat e tij nuk kuptohen nga futbollistët. Mbrojtësi i “The Reds”, Joel Matip rrëfen për 11freunde se lojtarët hutohen ndonjëherë nga shprehjet e Klopp, duke sjellë edhe shembuj.
“Ka raste kur Jurgen thotë: ‘Nuk ishte fiks si e verdha e vezës’, që do të thotë ‘Nuk ishte diçka brilante’. Vetëm ndihmësi i tij dhe unë, nisim e qeshim. Shokët e mi mbesin hutohen komplet, nuk dinë çfarë të mendojnë dhe shumë herë jam unë që u shpjegoj kuptimin”, deklaron Joel Matip. /abcnews.al