Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Papunë, por me paga të plota! City nuk kursehet për 1000 punëtorët e klubit

schedule20:16 - 25 Mars, 2020

schedule 20:16 - 25 Mars, 2020

Për momentin të papunë, por pagat do i marrin të plota! Bëhet fjalë për 1000 punëtorët e Manchester Cityt, që merren me stadiumin, rrjetet sociale, marrëdhëniet me publikun, ekipi PR, punëtorët e dhomave të zhveshjeve, sanitarët e çdokush tjetër që ka kontratë me klubin anglez.

Vetë kampionët e Anglisë me anë të një komunikate zyrtare, njoftuan punëtorët dhe publikun e gjërë se pagat do të merren të plota, pavarësisht situatës së krijuar për shkak të Koronavirusit. Një gjest i madh, edhe pse Manchester City nuk i ka aspak problem paratë. Më herët këtë gjë, e kishte bërë dhe klubi i Liverpool dhe pritet që të gjitha klubet e mëdha, të mos privojnë punëtorët e tyre nga pagat që meritojnë. Bravo!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!