Largimi i parë i Milanit në merkaton e verës do të jetë Lucas Biglia. Mesfushori argjentinas u ble nga Lazio verën e vitit 2017, por nuk ia doli kurrë të fitonte besimin e tifozëve kuqëzi. 34-vjeçari ka treguar oshilacione të shumta dhe mediat italiane konfirmojnë faktin që drejtuesit kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën.
Biglia, i cili përfiton 3.5 milion euro në sezon, do të dalë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e Milanit ia kanë bërë të qartë agjentit të lojtarit që të fillojë punën për t’i gjetur një skuadër të re.
Biglia numëron 58 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e Argjentinës, aty ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Aventura me skuadrën e “Djallit” nuk shkoi siç pritej dhe nuk përjashtohet mundësia që të rikthehet në vendlindje. /abcnews.al