Dy persona mbetën të vdekur në një aksident gjatë natës në Maminas, në autostradën Tiranë-Durrës. Taksisti Bujar Agalliu 60 vjeç dhe pasagjerja e tij Elena Abdillari 23 vjeçe, humbën jetën në vend kur u goditën nga pas nga një makinë, tip Benz i cili më pas u braktis nga drejtuesi. Forca e përplasjes detyroi taksinë të dilte nga rruga dhe të futej në një karburant, çka dhe shkaktoi humbjen e dy jetëve. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila ka ngritur dyshime për një sulm të qëllimshëm dhe jo thjesht një aksident, ndërsa ka shpallur në kërkim Fatjon Zhaporjan, pronar i mjetit me targa AA 060 SP, i cili ishte blerë një muaj më parë dhe që ka për pronar Dardan Gjekën.
/abcnews.al