Facebook, 500 dollarë përdoruesve çdo muaj

schedule22:03 - 21 Shkurt, 2018

schedule 22:03 - 21 Shkurt, 2018

Facebook bën shumë para duke i shitur të dhëna prej përdoruesve të vet bizneseve të mëdha.

Tani, një aksioner i rrjetit social ka propozuar, që rrjeti social t’ju paguajë një shumë prej 500 dollarësh në muaj çdo amerikani që fiton më pak se 50.000 dollarë në vit.

Natyrisht, kjo formë e re pagese nuk do të paguhet nga vetë Zuckerberg, si një lloj ndjese, por do të jetë një taksë mbi të pasurit.

Chris Hughes, i cili bëri miliarda pasi u bë aksioner i rrjetit social, tha se kjo formë ndihme është shumë e rëndësishme për t’iu kundërpërgjigjur rritjes së pabarazisë ekonomike në Shtetet e Bashkuara./abcnews.al