Marrëveshja me Greqinë/ Iljazaj: Presidenti nuk duhet të hyjë në teknikalitete

schedule21:06 - 21 Shkurt, 2018

schedule 21:06 - 21 Shkurt, 2018

I ftuar në Byro Politike në ABC News, drejtori i MAPO, Ervis Iljazaj, tha se Presidenti nuk duhet të hyjë në teknikalitete sepse këtë detyrë e ka ekzekutivi në lidhje me marrëveshjen me Greqinë.

“Presidenti duhet të japë plotfuqishmëri, por jo të arrijë deri në teknikalitete. Presidenti nuk mund të hyjë në teknikalitete apo gjëra konkrete sepse nuk ka mundësi. Është ekzekutivi që e ka për detyrë.
Unë shoh që edhe qeveria nuk pyet për presidentin por edhe presidenti do të hyjë më shumë seç duhet në këtë histori”, tha Iljazaj.

Të martën, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, refuzoi të autorizonte Ministrinë e Punëve të Jashtme për poltfuqishmëri në negociata për marrëveshje me Greqinë sepse kerkesa nuk ishte e qarte dhe binte ndesh me Kushtetutën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!