Kreu i Dhomës Kombëtare të Fasoneve, Gjergji Gjika në një intevistë për Abc News foli për situatën e krijuar nga koronavirusi.
Kryeministri Rama ka deklaruar s ekëto biznese nuk do të mbyllne, ndërsa Gjika bëri me dije edhe kërkesat që kanë.
“Kërkesa themelore e jona është që të gjendet një mënyrë, që të kombinohet siguria e jetës së njerëzve, e kombinuar kjo me një rrugë të menduar mirë pro biznes”, tha ai mes të tjerash.
Pjesë nga intervista:
Endri Xhafo: Ju vetë keni një ndërmarrje të madhe, e vazhdoni punën?
Gjergji Gjika: Levizjet e reja na kanë kufizuar shumë. Me gjithë se ne mundet të vazhdojmë punën jemi në një dilemë shumë të madhe. E para jeta jonë dhe e dyta vijueshmëria e punës.
Endri Xhafo: Si do ta vlerësoni pjesën e rrezikut me pjesën nga sëmundja me pjesën e rrezikut për të mos filluar aq shpejt sa do të mbylleni
Gjergji Gjika: Është një dilemë e madhe dhe kjo është arsyeja që ne vazhdojmë punë . Nëse ne do vendosim ta mbylim punën, problemi është nesër, pasnesër. Ne 80% e kemi materialin që e marrim nga Italia.
Endri Xhafo: Në Itali është mbyllur pjesa kryesore e gjërave jo thelbësore ju keni të eksportuar në Itali?
Gjergji Gjika: Vërtet gjërat më esenciale vazhdojnë, por dyqanet ku shiten rrobat janë mbyllur. Ne marrim urdhër pune të anuluar nga Italia. Varianti më optimist është që do vazhdojmë punën në qershor. Ky rrezik vjen nga mungesa e distancimit.
Endri Xhafo: Si arrini ju të realizonin një distanicim në ndërmarrje?
Gjergji Gjika: Për të qenë brenda i kemi bërë edhe 1.5 dhe 2 m. Në këto ambiente nuk punojnë vetëm punonjësit, por edhe ne.
Endri Xhafo: Si vinë punonjësit tuaj në punë?
Gjergji Gjika: Bizneset janë të vendosura jo në mënyrë të grupuara. Fasone ka pothuajse në të gjithë Tiranën. Secili biznes ka qenë i detyruar të organizojë lëvizjen e punonjësve. Sot më shumë se kurrë kërkohet kjo gjë. Të paktën të ketë mundësi që nëse ti e lejon ndërmarrjen të punojë. Fasha është 05:00 me 01:00 dhe duhet ti krijosh mundësinë që të punojë. Duhet gjetur një formulë e tillë që të lejojë në mënyrë reale që punonjësi të vijë në punë. Ti mund ti thuajs je i hapur 5 me 1, por ai që banon në kombinat do të shkojë në këmbë në Laprakë.
Endri Xhafo: Duke dëgjuar gjithë këto vështirësi mos do ishte më e udhës ta mbyllnit fare?
Gjergji Gjika: Ne e kemi bërë një grup kërkesash dhe tani po i rimodelojmë. Por kërkesa themelore e jona është që të gjendet një mënyrë, që të kombinohet siguria e jetës së njerëzve, e kombinuar kjo me një rrugë të menduar mirë pro biznes.
Endri Xhafo: Kreu i PD, tha dje se mua më kanë konsultuar dhe tha që ka nga ata që duan ta mbyllin. Keni dijeni ju? Ose kush brenda biznesit tuaj është për tu mbyllur?
Gjergji Gjika: Po të isha futur në politikë, duhet të isha futur nja 20 vjet më parë. Basha duhet ta marrë te partnerët e vet politikë. Unë partnerët e mi i kam fasonerisë.
Endri Xhafo: Ju mohoni një gjë të tillë? A ka nga ata që duan ta mbyllin?
Gjergji Gjika: Padiskutim që ka. Ka njerëz që duan ta mbyllin për këto arsye që ju thashë. Ne do të marrim një mesatare të kësaj, të jetë prioritet jeta e njerëzve së bashku me tonën, s ene punojmë bashkë me familjen në atë sektor. Te kërkesat tona di jetë thelbi, mbrojtja e jetës së njerëzve do jetë themeltar.
Endri Xhafo: Po të isha si kryeministri do thoja e keni ju në dorë, dezinfektoni ambientet. Dje më tha pse duhet ta mbyll këtë gjë ata, të lajnë duar, të dezinfektojnë ambientin.
Gjergji Gjika: Problemi është se ata nuk jetojnë 24 orë në atë vend. E lëmë këtë jesh, jemi në kushte anormale. Unë jam shumë i qartë për këtë pjesë .
Endri Xhafo: Në rast se do të keni një person që rezulton me virus do të kërkoni të ppaguhet nga sërbimet shëndetësore apo nga ju?
Gjergji Gjika: Si në çdo vend normal ai ka paguar sigurimet dhe duhet të trajtohet me ligjin që është në fuqi sot.
/abcnews.al