Një tjetër rast i ri me koronavirus është konfirmuar këtë të martë në Fier.
Siç raporton Valbona Davidhi për abcnews.al një nënpunës i degës së Thesarit në Fier ka rezultuar pozitiv me COVID 19.
Gjithashtu mësohet se i gjithë stafi i degës së thesarit të Fierit ndodhet në karantinë.
Ndërkohë deri më tani numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier ka shkuar në 13 qytetarë. /abcnews.al