U filmua dje tek Infektivi, si është gjendja shëndetësore e Bratajt

schedule14:34 - 24 Mars, 2020

schedule 14:34 - 24 Mars, 2020

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është infektuar nga Covid-19.

Burime për ABC News njoftuan se rezultatet e tamponit të kreut të Urgjencës Kombëtare ka rezultuar pozitiv.

Këtë fakt më pas e konfirmoi edhe vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në facebook.

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës për Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.
Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”,
konfirmoi Manastirliu.

Nuk dihet ende dhe as nuk është njoftuar se si është infektuar Brataj, por ajo që dihet me siguri është se kreu i emergjencës ka patur kontakte të shumta duke përfshirë edhe Task-Forcën shëndetësore edhe vetë ministren Ogerta Manstirliu.

Po të marrim parasysh natyrën agresive që Covid-19 ka për të infektuar personat që qëndrojnë afër me të infektuarit, mund të themi se kontakt i Dr. Bratajt kanë qenë edhe Drejtore e ISHP Albana Fico dhe zv/ministrja Mira Rakacolli.

Brataj ka qenë i pranishëm në Konferencën e Përbashkët për Shtyp sëbashku  me Ficon dhe Rakacollin në raportimin e gjendjes së të infektuarve në Shqipëri.

Siç shihet në videon e siguruar nga ABC News, ditën e djeshme Dr. Skënder Brataj është parë të hyjë në ambientet e spitalit Infektiv me maskë dhe duar në xhepa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!