Në një lidhje më “ABC News” kryetari i shoqatës së eksport-importit, Alban Zusi ka folur për kostot financiare që mund të shkaktojë koronavirusi.
Ai u shpreh se gjëja më e rëndësishme në këtë situatë është që bizneset të paguajnë punonjësit.
“Ka një reduktim të ndjeshëm të qarkullimit ditor të ekonomisë me një vlerë të përllogaritur sipas disa eksperteve me gati 25 milionë euro në ditë.
Nëse situata do të vazhdojnë kështu deri në 10 prill pritet që humbjet nga koronavirusi të shkojnë 775 milionë euro apo mbi pes për qind e PBB-së.
Sa u përket eksporteve shqiptare, rreth 50 për qind janë produkte tekstile që shkojnë kryesisht në Itali vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi.
Në të tilla kushte do të kemi një frenim të eksporteve (91 miliardë lek ishin eksportet e tekstileve dhe këpucëve për 2019 dhe 40 miliardë lekë ishin importet për lëndët e para të produkteve në fjalë).
Shteti nuk i ka kanalet e duhura për të furnizuar çdo njeri që mbetet pa pagë në fund të muajit. Duhet që qeveria sa më parë të nxjerrë aktet nënligjore, por ende ka paqartësi se si do të procedohet.
Bizneset do të marrin kredi aq sa janë në gjendje për të shlyer. Eksportuesit janë në një fazë të vështirë, por nuk janë keq ekonomikisht”, u shpreh ai.