FSHF rizgjedh Lutfi Nurin dhe Edvin Libohovën

schedule15:21 - 21 Shkurt, 2018

schedule 15:21 - 21 Shkurt, 2018

Nuk ndryshon asgjë përsa i përket zv. presidentëve në Federatën Shqiptare të Futbollit. Komiteti Ekzekutiv, i dalë nga zgjedhjet e 7 Shkurtit, zgjodhi dy zëvendësit e rinj të presidentit Armand Duka, dhe ata janë sërish Lutfi Nuri dhe Edvin Libohova.

Nuri dhe Libohova kanë qenë zv. presidentë edhe pas Asamblesë së vitit 2014, ndërsa shërbejnë për një kohë të gjatë në Federatë. Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, u përcaktuan edhe komisionet, që do të mbulojë secili prej anëtarëve.

Presidenti Duka kërkoi që anëtarët të përcaktojnë objektivat, nismat dhe përgjegjësitë e secilit prej tyre në mandatin 4-vjeçar për të cilin janë zgjedhur. Në Asamblenë e 7 Shkurtit, u konfirmua pjesa më e madhe e Komitetit Ekzekutiv, edhe pse u zgjodhën dy anëtarë të rinj, Enkelejd Alibeaj dhe Edmond Spahiu./abcnews.al