Biznesmeni Idlir Karkini, i cili i shpëtoi arrestimit nga policia gjatë operacionit “Ranishtja 2”, ka krijuar dyshime te grupi hetimor për dekonspirim të aksionit. 50-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria prej 10 ditësh.
Aksioni për arrestimin e biznesmenit Idlir Karkini, të përfshirë në tjetërsimin e tokave në Spille, mund të jetë dekonspiruar. 10 ditë më parë Karkini është larguar nga vendi, përmes Pikës Kufitare të Rinasit.
ABC News ka mësuar nëpërmjet sitemit TIMS, se Karkini kishte lënë vendin tonë më date 11 shkurt, duke u larguar nëpërmjet pikes së Kalimit Kufitar të Rinasit.
Shpallja në kërkim e biznensmenit Karkini u bë, pasi hetimet për 23 zyrtarë e ish-zyrtarë të bashkisë Rrogozhinë e Kavajë qe kishin abuzuar me detyrën duke falsifikuar dokumentet kadastrale për një sipërfaqe prej 110 mijë m2 tokë, nxorën si të përfshirë edhe emrin e tij.
Prokuroria e Kavajës thekson se biznesmeni ka përvetësuar sipërfaqen e tokës, që ishte në pronësi të Komandandës së Forcave Ajrore në plazhin e Spillesë. Sipërfaqja e tokës së përvetësuar prej tij shërbente si poligon qitje nga Komanda Ajrore, por në mënyrë mënyrë të kundraligjshme ishte regjistuar në hipotekë në emër të biznesmenit Idlir Karkini. Ministria e mbrojtjes dhe Komanda e Forcës Ajrore kishin bërë kallzim penal, ku pretendohet se ajo tokë është pronë shtetërore, duke aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005- 2007 dhe nuk i është regjistruar. Ndërsa në vitin 2016, kjo pronë është regjistruar në favor të biznesmenit Karkini. Policia sqaron se e njëjta skemë ishte përduar edhe për 27 biznese në Spille. Ndërtimet e këtyre lokaleve rezultojnë vetëm mbi bazën e një aplikimi në Bashkinë Rrogozhinë, duke paraqitur vetëm një plan vendosje. Gjithashtu nën hetim është edhe kreu aktual i Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini, të cilit gjykata i ka ndaluar daljen jashtë vendit deri në përfundim të hetimeve./abcnews.al