Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pagesat e ujit dhe energjisë, qytetarët në radhë për të kryer çdo pagesë para orës 13:00 që ndalohet levizja

schedule17:24 - 23 Mars, 2020

schedule 17:24 - 23 Mars, 2020

Të hënën kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët I janë drejtuar sporteleve të pagesave të ujit dhe dritave në Tiranë.

Kjo ishte situata pranë një prej pikave të OSSHE-së, ku qytetarët pajiseshin me nr e radhës nga roja që tek dera kryesore dhe më pas prisini për të bërë pagesën e energjisë.

Tek UKT qytetarët duket se janë disi më të revoltuar pasi presin prej disa orësh për të bërë pagesën e ujit dhe nuk mbarojnë punë.

Për të respektuar radhën dhe distancën ndërhyri dhe policia, pasi shpesh qytetarët ishin të pakujdesshëm sa i përket distancës nga njëri-tjetri.

Më e qetë u duk situata tek pagesat e faturave të energjisë pranë ish-parkut të autobusëve, pasi qytetarët duken më të ndërgjegjësuar sa i takon distancës.

Pas shlyerjes së pagesave dhe blerjeve shumica e qytetarëve nxitojnë që ora 13:00 ti gjejë në shtëpi, orar i cili përkon edhe me ndalimin e çdo lëvizje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!