Rekordi absurd i Thierry Henry në Europë, as Lionel Messi nuk e ka thyer dot

schedule21:38 - 23 Mars, 2020

schedule 21:38 - 23 Mars, 2020

Një ndër lojtarët më të mirë të gjitha kohërave, është padiskutim Thierry Henry. Ish-sulmuesi i njohur francez bëri sezone të shkëlqyera për Arsenalin, duke qenë pjesë e historisë më të suksesshme të klubit londinez.

Henry, në fillimin e viteve 2000, ishte i paprekshëm në Premier League dhe madje, cilësohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave që ka luajtur ndonjëherë në kampionatin anglez.

Në sezonin 2002/03, Henry vendosi një rekord absurd në kampionat: 37 ndeshje, 24 gola dhe 20 asiste. Ky rekord, nuk është lëkundur as nga vetë Messi, që konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Henry vazhdon të mbetet futbollisti i vetëm që ka arritur 20+ gola dhe 20+ asiste gjatë një sezoni në kampionat. I paarritshëm!/abcnews.al