Lucas Torreira është një nga lojtarët e preferuar të tifozëve të Arsenalit. Mesfushori la Sampdorian në verën e vitit 2018 për t’u transferuar në Londër dhe nga ai moment ka fituar respektin dhe dashurinë e tifozëve të “Topçinjve”.
24-vjeçari zbulon sekretin e këtij suksesi në një prononcim për ESPN. Torreira ia dedikon gjithçka vendit nga vjen. Lojtarët nga Uruguaj njihen për faktin që japin gjithçka kanë dhe shtatshkurti nuk mund të bënte përjashtim.
“Si ia kam dalë të bëj për vete tifozët? Me përkushtimin që na karakterizon ne lojtarëve uruguaianë, falë mënyrës se si luajmë. Ne e nderojmë gjithmonë fanellën që mbajmë veshur, kjo na bën që të jemi gjithmonë të dashur nga tifozët. E përjetojmë futbollin në mënyrë shumë intensive”, deklaron mesfushori i Arsenal. /abcnews.al