Nga Elbasani numri i të infektuarve me koronavirus nuk ka ndryshuar për fat të mirë, deri më tani.
Në një lidhje direkte me studion e lajmeve në Abc News, gazetari Aldo Kozarja raporton nga Elbasani se deri më tani mund të jenë bërë rreth 20-25 teste paraprake për qytetarë të dyshuar. Për fat të mirë këto teste kanë rezultuar negative për Covid-19.
Sa i përket fashës orare kur lejohet qarkullimi i qytetarët, Kozarja raporton se masat e marra nga qytetarët kanë qenë të pakëta. Ai shprehet se tregu në qytet është i mbyllur, por gjithsesi ka ende subjekte që vazhdojnë me punën gjatë orarit të lejuar.
Në këto vende, sipas tij, ka pasur grumbullime masive njerëzish dhe distanca e kërkuar nuk respektohet si nga qytetarët ashtu edhe nga subjektet.
Në këto kushte neglizhence nga ana e qytetarëve, rritet shqetësimi për një përkeqësim të mundshëm të situatës për shkak të mos zbatimit të rregullave të sigurisë. /abcnews.al/