Itali, policia shkatërron celulën terroriste kosovare

schedule11:57 - 21 Shkurt, 2018

schedule 11:57 - 21 Shkurt, 2018

Një akt terrorist në zemër të Venecias në ditën e Karnevaleve, kur qyteti Italian transformohet në një festë publike dhe një numër turistësh dhe fëmijësh të maskuar popullojnë zonën qëndrore.

Ky ishte plani i veprimit i një celule terroriste e përbërë nga shqiptarë të Kosovës, të cilët duke vënë maska për tu futur mes turmës, të armatosur me thikka, ishin të gatshëm të vepronin kundër “të pafeve” në sheshin “San Marko”.

Në pranga kanë përfunduar 4 kosovarë, mes të cilëve një fëmijë 17 vjeç, i cili u sugjeroi të tjerëve vendosjen e një bombe. 3 personat e tjerë janë identifikuar si Fisnik Bekaj 24 vjeç, Dakë Haziraj 25 vjeç dhe Arjan Babaj 27 vjeç, i cili mendohet të jetë lideri i celulës që kishte për seli qëndrore një apartament në sheshin San Marko.

Tek kjo banesë ata kryenin lutjet e tyre dhe shikonin video të stërvitjeve të shpërndarë nga ISIS.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë 2017-ës. Drejtësia italiane ka dënuar minorenin me 4 vite e 8 muaj burg. Për 3 të tjerët është kërkuar shytrje të gjykimit. Mediat përtej adriatikut kanë zbuluar edhe një pjesë të përgjimeve të policisë italiane. Në bisedë pjestarët e celulës diskutojnë për mënyrën e sulmit pasi kanë blerë një thikë për 15 euro. Në përgjime del edhe emri i një kosovari tjetër, Mërgim Gecaj, i cili është dëbuar nga Italia. Gjithashtu gjatë hetimeve është zbuluar se celula ka blerë një kallashnikov për 250 euro në zonën e ish-Jugosllavisë. Në telefonin e liderit të tyre është zbuluar një imazh i Arjan Babaj i cili gjendet në një pyll ndërsa në duar mban një armë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!