Grupe-grupe pa ruajtur distancën, qytetarët “dynden” në tregun e fruta-perimeve në Fier

schedule10:29 - 23 Mars, 2020

schedule 10:29 - 23 Mars, 2020

Prej disa ditësh tashmë rregullat e “shtetrrethimit” kanë ndryshuar dhe njerëzit po mundohen të bëjnë gjithçka që kanë për të bërë jashtë shtëpisë në orarin e lejuar.

Orari kur lejohet qarkullimi është 05.00 e mëngjesit deri në 13.00 të drekës dhe shkurtimi i orëve ka bërë që njerëzit të “dynden” në dyqane e furra bukësh.

Pamje shqetësuese vijnë edhe nga tregu i fruta-perimeve në Fier. Në disa pamje shqetësuese të siguruara nga Abc News duken qytetarët teksa vazhdojnë me blerjet si të ishte një ditë e zakonshme.

Disa prej tyre mund të shihen me maska në fytyrë, por shumica prej tyre janë të pambrojtur dhe nuk po respektohet as distanca e kërkuar.

Le të shpresojmë që orët kur lejohet lëvizja jashtë shtëpisë të mos kontribuojnë në rritjen e numrit të rasteve për shkak të neglizhencës së qytetarëve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!