Hollivudi është nga ana e nxënësve të lëvizjes studentore që lufton për një reformë të sisitemit që rregullon posedimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara. Lista me personazhe televizive, aktorë dhe regjizorë, të cilët dëshirojnë të mbështesin të rinjtë, është zgjatur. I pari që është futur në këtë fushatë është aktori i mirënjohur Xhorxh Kluni dhe bashkëshortja e tij Amal, avokate për të drejtat e njeriut.
Çifti ka dhuaruar 500 mijë dollarë për “Marshimin për Jetët Tona”, i cili është një manifestim që do të mbahet me 24 mars në Uashington dhe në qytete të ndryshme Amerikane. “Politikanët po na thonë që nuk është momenti të flasim për armët. “Marshimi për Jetët Tona mbështet në fakt se ky moment është tani”, shpjegojnë nxënësit në faqen në internet të këtij grupimi. Bashkëshortët Kluni janë pasuar nga mbretëresha e televizionit amerikan Oprah Uinfri, e cila ka dhuruar të njëjtën shifër parash.
“Këta fëmijë më kujtojnë “Freedom Riders” të viteve 60’. Edhe ata thanë: mjaft më, zërat tanë do të dëgjohen”, u shpreh ajo me një referim për stinën e Lëvizjes për të drejtat e njeriut. Gjithashtu në këtë fushatë kundër armëve janë përfshirë edhe regjizori i çmimit Oskar, Stiven Spilberg dhe bashkëshortja Kejt Kapshou. Ata kanë dhuarar 500 mijë dollarë, që do të mbështesin marshimin e organizuar nxënësit e mbijetuar nga masakra në shkollën e mesme në Florida ku humbën jetën 17 persona./abcnews.al