I ftuar ditën e sotme në “ABC News”, drejtor i Kurikulave dhe Sigurimit të Cilësisë në Universitetin e Tiranës, Albano Zhapaj ka folur për mënyrën e re të mësimit që tashmë është propozuar të realizohet online.
Ai u shpreh se mënyra e re që po aplikohet nga Ministria e Arsimit nuk është efektive. Sipas tij është e vështirë të realizohet sepse jo të gjithë janë të pajisur me internte. Ka zona të thella që edhe pse u pretua se do të kenë askes nuk kanë mundësinë e komunikimit me internet.
Zoti Zapaj, mësimi online është mënyra më e re që po aplikohet nga Ministria e Arsimit. Si mendoni a është efektive?
Zhapaj: Po në zona të thella që nuk ka shumë akses për internet si mund të realizohet mësimi në distancë?
Të varfërit nuk kanë internet në shtëpi dhe ende nuk po sigurohet nga shteti edhe pse u premtua që do kenë akses të gjithë nxnënësit dhe studentët.
Kjo përbën një diferencim dhe deri tani kjo kategori nuk ka marrë mësime./abcnews.al