Ylli i Manchester Cityt, David Silva, nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me “Qytetarët”, duke preferuar ta mbyllë aventurën e tij në Mançester pas plot 10 vitesh. 34 vjeçari ka pasur një karrierë shumë të suksesshme me Manchester Cityn dhe pak javë më parë, fitoi dhe një tjetër trofe, atë të Carabao Cup, pasi City mposhti në finale 1-2 Aston Villan.
Dukej se fantazisti spanjoll do ta mbyllte karrierën në MLS, në Amerikë, me klubin e Inter Miami që e dëshironte me patjetër. David Beckham, presidenti i klubit amerikan, synonte ta bënte David Silvan yllin e parë europian që transferon te skuadra e tij.
Por një tjetër ekip është futur në garë për firmën e David Silvës dhe siç raportojnë në Itali, Milani është gati t’i ofrojë një kontratë të kënaqshme. Correire Dello Sport ka raportuar se interesi i kuqezinjve është më shumë se thjesht zëra dhe se David Silva, është i tunduar për të vazhduar karrierën e tij në Europë./abcnews.al