“Saras” është ndërmarrja e naftës e drejtuar nga ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, do të dhurojnë 1 milion euro për spitalet në rajonin e Lombardisë, që po luftojnë pandeminë Koronavirus. Mbi 4 mijë njerëz kanë vdekur në Itali nga Koronavirusi, shumica e tyre në rajonin e Lombardisë rreth Milanos, Brescia dhe Bergamos.
“Në këtë moment urgjent, spitalet janë mbingarkuar dhe roli i tyre është thelbësor në luftimin e këtij virusi,” tha fillimisht Moratti. “Ne ndjejmë nevojën t’i japim mbështetje konkrete asamblesë rajonale të Lombardisë, një nga fushat më të goditura, të cilët po përballen me situatën me përgjegjësi, kurajo dhe përkushtim”, u shpreh ish-presidenti i Interit./abcnews.al