Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka dhënë një intervistë për “TMW Radio”, aty ku ka treguar situatën emergjente në Itali, si dhe dha mendimin e tij sa i takon rikthimit të skuadrave të Serie A në fushën e blertë, për t’u stërvitur.
Mendimi juaj për këtë situatë emergjente?
“Kam kuptuar se mënyra jonë e jetesës ka ndryshuar. Nuk po shohim më njerëz apo makina në rrugë, të paktën në vendin ku unë jetoj. Ka shumë vëmendje ndaj rregullave që vendos Qeveria dhe të gjithë, i respektojnë. Të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre”.
A është e drejtë që klubet e Serie A t’i rikthehen stërvitjes?
“Absolutisht që jo. Prioritet është të qëndrojmë në shtëpi dhe të ruajmë popullsinë. Futbollistët janë njerëz normalë, si të gjithë, prandaj nuk duhet të ekspozohen në asnjë moment. Mund të vazhdojnë stërvitjen në shtëpi. Në këtë moment, jemi të gjithë një skuadër, të gjithë së bashku”, tha mes të tjerash De Biasi./abcnews.al