Quique Setien mori vendin e Ernesto Valverdes këtë sezon, duke marrë kreun e stolit të Barcelonës. Edhe pse thuajse një i panjohur, Setien nuk e ndjeu aspak presionin dhe pranoi ofertën e katalanasve, duke bërë një hap shumë të madh në karrierë.
Setien ka bërë një punë relativisht të mirë në krye të Barcelonës. Katalanasit janë në vend të parë në La Liga, ndërsa në Champions, duhet të luajnë sfidën e kthimit ndaj Napolit, pasi morën një barazim 1-1 në Itali.
Ecuria e mirë e Barcelonës ka bërë që drejtuesit e klubit spanjoll të vendosin për të ardhmen e Setien. Siç raporton spanjollja “Sport”, drejtuesit e Barcelonës janë gati t’i besojnë Setienit edhe për sezonin 2020/21./abcnews.al
Barcelona will give Quique Setien chance to lead them into the 2020-21 campaign, reports Spanish outlet Sport ??
Thoughts, Barca fans? pic.twitter.com/rinySADixF
— Goal (@goal) March 20, 2020