Sirena largimi nga Juventusi, Cuadrado: Dua ta mbyll karrierën te kjo skuadër

schedule17:12 - 20 Mars, 2020

schedule 17:12 - 20 Mars, 2020

Juan Cuadrado ka një dëshirë për të ardhmen. Kolumbiani i krahut të djathtë është pjesë e Juventusit prej vitit 2015 dhe kontrata me kampionët e Italisë i përfundon në vitin 2022. 31-vjeçari rrëfen për ESPN se karrierën do ta mbyllë në shtëpi.

Po konsideroj idenë për t’u kthyer në Kolumbi, por ende nuk e di se në cilën moshë do të ndodhë. Uroj të mbyll karrierën me El Poderoso dhe të luaj një vit me skuadrën që më dha mundësinë për t’u bërë i njohur“, deklaron Juan Cuadrado.

Lojtari ofensiv është aktivizuar më shumë në mbrojtje këtë sezon. Mungesat e shumta në këtë pozicion kanë detyruar trajneri Sarri të s’postojë Cuadradon në këtë rol, detyrë që përgjithësisht e ka kryer mirë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!