Zemra e madhe e dyshes gjermane, lojtarët e Bayern solidarizohen me miliona

schedule15:14 - 20 Mars, 2020

schedule 15:14 - 20 Mars, 2020

Shumë aktorë të botës së futbollit po solidarizohen me situatën e krijuar nga koronavirusi. Të fundit që kanë kryer një gjest fantastik janë dy lojtarët e Bayern Munchen: Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich.

Nga 1 milion euro për kokë kanë dhuruar lojtarët gjermanë për të luftuar virusin e tmerrshëm. Lajmi është bërë publik nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, aty ku Goretzka ka një mesazh shumë të bukur.

Ne mund të fitojmë ndaj çdokujt në fushë, por koronavirusin e mposhtim vetëm së bashku“, lexohet në postimin e mesfushorit bavarez. Këto para do të shkojnë për organizatat bamirëse që po merren me ndihmën e personave të prekur nga pandemia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!