Kufizimi i lëvizjes pas orës 10:00, qytetarët: Nuk na mjafton koha për të bërë blerjet

schedule13:59 - 20 Mars, 2020

schedule 13:59 - 20 Mars, 2020

Kufizimi i lëvizjeve pas ores 10 të paradites ka shkaktuar dyndje të qytetarëve nëpër marketet e kryeqytetit.  Ata shprehen se detyrohen të bëjnë blerjet me nxitim pasi nuk u mjafton koha. Ka dhe të blerjet me nxitim pasi nuk u mjafton koha.

Ka dhe të tjerë që kanë nevojë të marrin shërbime të tjera dhe ky orar i gjen jashtë shtëpisë.

Qytetarët shprehen se dalin sa për të kryer blerjet dhe më pas kthehen në shtëpi pasi kanë frikë nga virusi COVID-19, por edhe nga masat administrative

Shpesh siç vihet re, nga nxitimi e sipër shumica e qytetarëve harrojnë të ruajnë distance nga njëri-tjetri.

Një pjesë e marketeve janë kujdesur të vendosin mbishkrime të ndryshme për kujdesin që duhet të bëjnë klientët nëpër markete, gjithashtu nuk mungojnë as dezinfektantët

Qytetarët vijojnë të nxitojnë që ora 10:00 ti gjejë në shtëpi

Ka dhe persona të tjerë të cilët janë të detyruar të dalin, por të pamundur të arrijnë në orarin e përcaktuar në shtëpi

Kjo është situata pas ores 10:00 nëpër disa rrugë dhe markete në Tiranë

Shumica e qytetarëve që lëvizin në orarin që është i ndaluar, shprehen se e kanë të pamundur të përshkojnë distancën nga marketi për në shtëpi pasi u duhet të lëvizin në këmbë. /abcnews.al