Të pabindur dhe shëtitje në grup, shkodranët mbushin pedonalen dhe rrugët e qytetit

schedule22:36 - 19 Mars, 2020

schedule 22:36 - 19 Mars, 2020

Nuk është dite feste, por për shkodranët e tillë duket. Këto pamje do ti kishin zili qytetarët e çdo vendi të prekur nga koronavirusi.

Edhe pse nuk lejohet të dalin të shoqëruar, për shkodranët kjo nuk ka vlerë.

Xhirot në pedonale vazhdojnë normalisht edhe në këto ditë shtetrrethimi.

Shumë prej tyre kanë preferuar të dalin me familjarë apo miq. Disa të tjerë kanë zgjedhur bregun e liqenit për të pushuar.

Këto pamje tregojnë se sëpaku ata nuk ndihen të frikësuar ndërsa policia është inekzistente për të marrë masat.

Por jo kjo panoramë nuk ishte e njëjtë në të gjitha qytetet.

Edhe gjatë orareve të lejuara sheh pak njerëz rrugëve.

Furnizmet apo shërbimet e ndryshme qytetarët kanë preferuar t’i kryejnë paradite. Pas orës 18.00 rrugët u boshatisën, duke iu bindur urdhërit për vetëizolim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!