Sezoni i Arsenal deri në momentin që koronavirusi pezulloi futbollin ka qenë negativ. “Topçinjtë” renditen në vend të nëntë në Premier League dhe pësuan një eliminim befasues nga Olympiacos në Europa League.
Ulja e Mikel Arteta në stol ka sjellë disa përmirësime, por sërish të pamjaftueshme për objektivat e klubit londinez. Kualifikimi në Champions League është një mision shumë i vështirë, çka do të ndikonte në largimine yjeve të skuadrës.
Një prej tyre është Pierre Emerick Aubameyng. Daily Mail raporton se kapiteni ka vendosur të mos rinovojë kontratën (i përfundon në vitin 2021). Arsenal nuk mund ta humbasë me parametra zero dhe do e shesë në merkaton e verës. E ardhmja? PSG dhe Barcelona janë në garë për shërbimet e sulmuesit afrikan. /abcnews.al